E moshuara shqiptare e braktisur: Prej 4 netësh fle jashtë e vetme - Gazeta Express
string(68) "e-moshuara-e-braktisur-ne-durres-prej-4-netesh-fle-jashte-e-vetme-85"

Gazeta Express

01/12/2019 22:55

E moshuara shqiptare e braktisur: Prej 4 netësh fle jashtë e vetme

Gazeta Express

01/12/2019 22:55

Për thuajse 4 ditë e moshuara Drita Xhafa ka fjetur jashtë banesës, me të vetmet ndihma nga fqinjët e saj, që herë pas herë e merrnin në makinën apo në shtëpitë e tyre sa për të mos e lënë në të ftohtin e këtyre mbrëmjeve.

Katër net, e vetëm me zërat e të bijave që dëgjohen orë pas ore nga një celular, ajo mori një vendim. Të kërkonte ndihmë. Ta strehonin diku.

Fqinjët e saj lajmëruan, se në fundin e një rrugice të Tiranës, një nënë ka mbetur vetëm, jashtë dhe e pafuqishme për të kërkuar ndihmë në një kohë kur dëgjon se situata është edhe më e rëndë në qytetet që rrethojnë Tiranën. Por, kur A2 mbërrin në banesën e saj, ajo hap derën dhe guxon të hyjë aty ku i kanë thënë të mos shkojë.

Shtëpia e saj është e pabanueshme, por e ka të vështirë ta braktisë. Megjithatë ajo tregon historinë e saj për A2 dhe brenda dy orësh, i thonë se do të vijnë ta marrin. I duhet të durojë edhe një natë jashtë.

Është mëngjesi i së dielës dhe ajo është gati. Nuk ka shumë gjëra për të shpëtuar. E rëndësishme është kutia e ilaçeve dhe disa kursime të jetës. Ajo ka njoftuar sërish A2, jo vetëm për të falënderuar që i dha zë shqetësimit të saj, por edhe sepse shpreson se nëse ne do të jemi aty, bashkia do të dërgojë dikë më shpejt për ta marrë.

Makina e Bashkisë mbërrin pak pas mesditës. Drita Xhafa nuk e di kur do të kthehet në banesën e saj, di vetëm që atë nuk do ta braktisë kurrë edhe pse tashmë është më ngrohtë në qendrën sociale të Tiranës.

E vetme, por e pabraktisur, Drita i shpëton mbrëmjeve të ftohta pas katër netësh

– Shkarkoni aplikacionin A2: https://www.a2news.com/app https://www.a2news.com https://www.facebook.com/A2CNN/ https://www.instagram.com/a2_news/ https://twitter.com/a2_news Për thuajse 4 ditë e moshuara Drita Xhafa ka fjetur jashtë banesës, me të vetmet ndihma nga fqinjët e saj, që herë pas herë e merrnin në makinën apo në shtëpitë e tyre sa për të mos e lënë në të ftohtin e këtyre mbrëmjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement