Një debat i ashpër dhe me ofendime ka ndodhur ditën e sotme mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Gjithçka nisi banori po luante me Aldon dhe Shkëlzenin me një patate që e kishin marrë për top. Kur patatja ra në tokë e mori Vserlo dhe ia dha Olës, e cila e vendosi te gjoksi dhe i tha ‘hajde merre’.
Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Gjestit që më pas mori një vezë dhe ia hodhi në kokë Olës. Mes tyre më pas ka nisur një debat ku ai i thotë Olës që ato fjalë që i tha atij të shkojë t’i thotë aty ku është mësuar.
“Shko ku je mësuar me thirre djemtë te gjoksi, i provokon, ik dyfytyrëshe”, i tha ai, ndërkohë Ola iu përgjigj:
“Ti s’ke shanse t’a marrësh thashë”.
Pjesë nga debati:
Ola: Loja jote me gjuajtur me vezë
Gjesti: Ti je shpirtzezë, mos u merr mua. Te gjoksi e le atë, shko e bëje ku je mësuar
Ola: Nuk të tha ‘hajde’ njeri, thashë ‘nuk ke shans t’a prekësh’
Gjesti: Shko ku je mësuar me thirr djemtë te gjoksi, i provokon, ik dyfytyrëshe
Ola: Nuk i provokoj, ti s’ke shanse t’a marrësh thashë
Gjesti: Ku je rritur kështu? Ça morali ke?
Ola: Po ti ça morali ke që gjuan, që luan me ushqim?
Gjesti: Moj e pafytyrë
Ola: Po ti që më gjuan mua? Po ti që ushtron dhunë mbi mua? Unë në preka me dorë
Gjesti: E pamoralshme
Ola: I pamamoralshëm je ti
Gjesti: E fut pataten te gjoksi dhe u thua djemve ‘hajde merreni’, pa pikë karakteri
Ola: Ti me ke prekur me dorë