string(42) "e-pranon-putin-rusia-ka-probleme-ekonomike"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2023 8:40

E pranon Putin: Rusia ka probleme ekonomike

Lajme

Gazeta Express

23/08/2023 8:40

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur rreth situatës ekonomike të Rusisë teksa u shfaq përmes një videolidhjeje në samitin e BRICS-it.

Ai thotë se Rusia është pjesë e pesë vendeve më të fuqishme ekonomikisht në botë, pavarësisht “pikëpamjeve pesimiste” të ekspertëve perëndimor.

Lexo Edhe:

Lideri rus thotë se “ka paqëndrueshmëri në tregjet financiare, energjetike dhe të tjera, dhe se po rriten borxhet shtetërore dhe private”

Ai u bëri thirrje partnerëve të BRICS-it që të bashkëpunojnë në kushte të barabarta ndërsa thotë se Rusia mbetet dhe do të jetë një furnizues i besueshëm ushqimor për Afrikën.

“Ne bashkëpunojmë mbi parimet e barazisë, mbështetjes së partneritetit, respektimit të interesave të njëri-tjetrit dhe ky është thelbi i kursit strategjik të shoqatës sonë të orientuar drejt së ardhmes, një kurs që përmbush aspiratat e pjesës kryesore të komunitetit botëror, e ashtuquajtura shumicë globale”, pohoi presidenti rus.

Anëtarët e BRICS përfaqësojnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së botës. Samiti pritet të diskutojë shtimin e anëtarëve të rinj.