E prishi kontratën me Pejën për të shkuar në Tajlandë, volejbollisti kosovar niset për Gjilan - Gazeta Express
string(92) "e-prishi-kontraten-me-pejen-per-te-shkuar-ne-tajlande-volejbollisti-kosovar-niset-per-gjilan"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/09/2022 15:58

E prishi kontratën me Pejën për të shkuar në Tajlandë, volejbollisti kosovar niset për Gjilan

Sporte tjera

Gazeta Express

04/09/2022 15:58

Klubi kampion i Kosovës në volejboll, KV Peja është përballur me një situatë të jashtëzakonshme.

Në qershor të këtij viti, klubi pejan kishte rinovuar kontratën me lojtarin Adriatik Berisha, pas suksesit të arritur edicionin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Por, më pas Berisha kishte kërkuar ta lirojnë nga kontrata, pasi u kishte thënë se ka arritur marrëveshje me një klub nga Tajlanda.

Ndërkohë, sot Peja e kishte parë kërkesën e Berishës për të kaluar te klubi tjetër, KV Drita nga Gjilani.

Postimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

“Kryesia e KV “Peja” shpreh indinjaten e thelle me rastin e largimit të lojtarit Adriatik Berisha nga KV PEJA, I cili edhe pas renovimit te kontrates me klubit tone edhe pse ka marre pagesa në avanse në emer te vazhdimit te kontrates me klubin, ai kinse me arsyetimin se ka arritur marrveshje me nje Klub nga Tajlanda, ka kerkuar qe ne ta lirojme, dhe sigurisht qe ne për te mos te ia humbur rastin kryesia e ka liruar me kushtin qe vetem nese shkon në Tajlande, perderisa i eshte thene se nese nuk shkon atje nuk ka te drejt te shkoj ne klubet tjera në vendin tone dhe ne rajon.Çuditërisht, në sot e shohim kerkesen për te kaluar tek KV DRITA gje qe për ne është e papranueshme dhe skandaloze, perderisa në po behemi gati për garat në Ligen Ballkanike!Lojtar i Adriatik Berisha i ka shlyer edhe postimet si kjo me poshte, si duket me qellimet e sikronizuara me drejtuesit e klubit per te cilin synon të luaj dhe një jave para afatit te fundit te transfereve i ka kthyer pagesat qe jane bere nga klubi yne qe rrjedhin si detyrim nga marrveshja.Nga këto levizje të ulta, klubi është demtuar dhe sigurisht që kryesia e klubit ka vendosur që të nisë padi ndaj lojtarit Adriatik Berisha, dhe akterëve tjerë që kanë të bejnë me ketë çështje, si dhe do t’i ngrijë raportet e bashkëpunimit, deritash miqësore me KV DRITA deri në sqarimin e këtyre Çështjeve.KV PEJA ka qene dhe mbetet promotor i rendit dhe perfilljes se rendit se predispozitave morale dhe etike, dhe prezentuese e denjë e volejbollit kosovar brenda dhe jashtë vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement