“E refuzova Interin për shkak të dashurisë që kisha për Romën” - Gazeta Express
string(60) "e-refuzova-interin-per-shkak-te-dashurise-qe-kisha-per-romen"

Gazeta Express

19/04/2020 12:00

“E refuzova Interin për shkak të dashurisë që kisha për Romën”

Gazeta Express

19/04/2020 12:00

Konfirmohet prapaskena e merkatos, që mund të dërgonte Alessandro Florenzin tek Interi.

Futbollisti italian konfirmoi se për dashurinë që kishte për Romën, klishte refuzuar ofertën e ziklatërve.

“Është një histori që filloi shumë kohë më parë, në kuptimin që unë jo vetëm që kam refuzuar jo vetëm Interin, por edhe skuadrat e tjera italiane. E fundit ishte Interi, kur duhej të rinovoja me Romën, ishte një ofertë shumë e rëndësishme. Ndjeja se duhej të bëja atë që bëra, e dija që nuk do ta kisha më atë mundësi ekonomike, por emocionet që ndjeja në Romë nuk do t’i merrje me vete në asnjë vend tjetër. Ata më thanë të zgjidhja me mendje, por unë zgjodha me zemrën time dhe sërish ashtu do të veproja.”

Vendimi për të fluturuar për në Spanjë, te Valencia, u ndikua shumë nga mendimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, për të mos humbur një vend në Kampionatin e ardhshëm Europian.

“Në kokën time ka ekzistuar gjithmonë ideja për të pasur një përvojë jashtë vendit. Unë nuk e dija kur, ku dhe si. Kjo mundësi erdhi në janar, pasi fola me Fonsecan për idetë e tij. Misteri ma tha shprehu mendimet e tij dhe së bashku  morëm këtë vendim, që ishte i mirë për të gjithë. Fola edhe me trajnerin e Kombëtares, duke i shpjeguar situatën time. Mancini ishte shumë i hapur, ai ishte i interesuar për mua që të luaja, nuk kishte rëndësi ku.”

Sa i përket një rikthimi të mundshëm në Romë, Florenzi u përgjigj:

“Sinqerisht nuk e di, po them të vërtetën. Të shohim çfarë do të ndodhë kur të përfundojë huazimi.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement