string(35) "e-rralle-neser-kurtiperuron-nje-ure"

E rrallë: Nesër Kurti përuron një urë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 20:17

Foto nga arkiva

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të përurojë një urë bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për urën në Rogovë të Hasit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, përurojnë urën në Rogovë të Hasit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Qeveria Kurti vazhdimisht është kritikuar për numrin e vogël të projekteve infrastrukturore, por edhe të investimeve tjera kapitale. /Gazeta Express