Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë së fundmi.
Në fakt, volejbollisti malazez, Rajko Strugar u largua nga Ukraina, ku po zhvillohen luftime të ashpra.
Por, e veçanta e krejt kësaj është se ai e vodhi minibusin e klubit dhe u largua nga qyteti Poltava.
Ai ka folur për këtë eksperiencë për gazetën malazeze “Vijesti”, përcjell “Gazeta Express:”.
“Ishim tre lojtarë të huaj dhe u vendosëm në bunker, përkatësisht në bodrum. Kemi kërkuar ndihmë nga menaxhmenti i klubit që të dalim nga vendi. Kemi folur me drejtuesit, por kemi marrë përgjigje të paqarta – si do të shkoni, ku do të shkoni, ndoshta rrugët janë të mbyllura… Ne donim të paguanim aq sa duhet dhe kujtdo që duhej vetëm për të arritur në kufi. Por, asgjë. Nuk hasëm në mirëkuptim”, deklaroi volejbollisti nga Budva.

“Para ndërtesës ishte i parkuar minibusi i klubit. Të paktën 4-5 ditë ishte aty. Nuk e ka shfrytëzuar askush. Gjatë dy netëve në bodrum e kam bërë planin e rrugës. I kam thënë bashkëlojtarit nga Bjellorusia se unë do të shkoj me minibus, me ty apo pa ty. Ai ishte skeptik, por të shtunën në mëngjes ai ishte i gatshëm. Jemi vendosur më minibus dhe jemi nisur. Kjo që kam bërë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por ishte zgjedhja e vetme në atë moment. Zgjedhje tjetër nuk kam pasur”, rrëfen volejbollisti.
Ata u përballën me sfida të mëdha gjatë rrugës pasi kishte barrikada dhe rrugë e ura të dëmtuara nga bombardimet.,
Madje, në një pikë të rrugës u ndalën edhe nga policia, e cila e kishte marrë njoftimin se minibusi ishte vjedhur.
Pasi mbetën pa minibus, ai me bashkëlojtar u vazhduan rrugën me dy të moshuar nga Moldavia.
E nga ky shtet kishte ardhur për ta marrë edhe babai i tij, me të cilin u takuan 50 kilometra nga kufiri, në brendësi të territorit të Ukrainës.
Ata e vazhduan rrugën me babanë e volejbollistit dhe u larguan më pas pa problem nga Ukraina. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...