E zë poshtë masivi i kromit, plagoset minatori në Bulqizë - Gazeta Express
string(56) "e-ze-poshte-masivi-i-kromit-plagoset-minatori-ne-bulqize"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 18:19

E zë poshtë masivi i kromit, plagoset minatori në Bulqizë

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 18:19

Një minator ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti në punë paraditen e së shtunës në minierën e Bulqizës.

I aksidentuar është  identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Sipas informacioneve bëhet me dije se gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.

Lexo Edhe:

Fillimisht i aksidentuari Vaid Neziri, është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga vendi i punës dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.