Data e mbajtjes së seancës konstituive është caktuar nga presidenti i Kosovës të jetë 26 dhjetori, ndërsa koalicioni në mes të VV-së dhe LDK-së nuk po duket që është afër, dhe një dështim i tyre për të bashkëqeverisur shumë lehtë mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja.
Dështimi i mbledhjes së Kuvendit caktuar nga presidenti me datën 26 dhjetor do ta dërgonte Kosovën në zgjedhje të reja.
“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.
Nëse kjo mbledhje konstatohet nga presidenti se ka dështuar, atëherë vendi shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
LDK-ja dhe LV-ja kanë zhvilluar një varg bisedimesh e takimesh, por një marrëveshje për bashkëqeverisje nuk po shihet të jetë afër.
Posti i Ministrit të Brendshëm po del të jetë problematik, i përfolur për këtë post është avokati dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, mirëpo nuk po del të jetë i pranueshëm për VV-në, të cilët e kanë refuzuar emrin e tij për këtë post.
Gjithashtu, posti i presidentit po del të jetë shumë problematik, LDK-ja ka insistuar nga fillimi që u takon atyre, edhe sonte në një debat politik e ka përsëritur, kryetari i Pejës, Gazmend Muahxherri, i cili bëri të ditur se për postin e presidentit, me VV-në jemi pajtuar para zgjedhjeve.
Por ndryshe ka deklaruar Vetëvendosja, e cila nuk po dëshiron që ky post të jetë pjesë e pazareve politike.
Ndryshe, vetëm edhe 9 ditë kanë mbetur nga mbajtja e seancës konstituive, mbetet të shihet se a do jenë të gatshme VV-ja dhe LDK-ja që gjer atëherë të formojnë koalicion.
Presidenti Thaçi siç i takon me ligj e ka vendosur që Legjislaturën së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërrasë më datën 26 dhjetor, në orën 15:00.