string(94) "edhe-aak-konfirmon-pjesemarrjen-ne-takimin-me-konjufcen-berisha-e-kemi-obligim-ndaj-qytetareve"

Edhe AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Konjufcën, Berisha: E kemi obligim ndaj qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 16:14

Deputet i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se do t’i përgjigjen ftesës së Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për takimin me 8 prill për të diskutuar për seancën konstituive.

“Sigurisht e kemi obligim që partitë politike , sigurisht që do të marrë pjesë edhe Aleanca”, tha ai.

Lexo Edhe:

Po ashtu ai u shpreh se do ta mbështesin edhe propozimin e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.

“Janë rregulla kush do që të jetë kandidat, edhe do të jemi prezentë në seancë sepse e kemi obligim ndaj qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Derisa sa i përket votimit të Qeverisë Kurti 3 ai tha se vetëm do të jenë prezentë.

Edhe LDK ka konfirmuar pjesëmarrje në takimin me Konjufcën. Këtë për RTV21 e tha Ekrem Hyseni, deputet i LDK-së.