“Ajo çfarë ne jemi kundër është gjithmonë kundër dhunës dhe urrejtjes”.
Kështu ka kritikuar postimin antisemetik të Kanye West, Bella Hadid – pas një grindje që pati motra e saj me reperin që kohëve të fund po konsiderohet i shfrenuar dhe i pamatur.
Supermodelja 26 vjeçare, e cila ka rrënjë palestineze tha se ajo qëndron gjithmonë kundër “dhunës apo urrejtjes”, pas postimeve me gjuhë të urrejtjes së Kanyet.
Postimet e reperit u shlyen nga Instagrami dhe Twitteri.
Ai po ashtu është kritikuar për veshjen e një fanele “Jeta e të bardhëve ka rëndësi”, gjatë Javës së Modës në Paris.
Dizajni është mbrojtur nga disa figura të mediave dhe politikanë të spektrit të djathtë.
Në majin e vitit 2021, Bella po ashtu mori kritika të ashpra pasi që mori pjesë në një marsh pro-palestinez në New York.
Ajo mori pjesë në të njëjtën protestë me një burrë që ishte arrestuar në Times Square që dyshohet se kishte rrahur një kalimtar pasi që e kishte quajtur atë “çifut i ndyer” – si dhe kishte postuar fotografinë e tij në Instagramin e saj.
Ajo po ashtu ishte kritikuar për postimin e një memeje “anti-semetike- si kundërpërgjigje të konfliktit Izrael-Palestinë në lagjen e Sheikh Jarrah të Jerusalemit. /GazetaExpress/











Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...