Dhuna e djeshme në Gjilan mund t’i qesë hije të keqe futbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.
Kështu mendon trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka dënuar dhunën e ndodhur në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ku u sulmua fizikisht portieri Stivi Frashëri, i cili u qëllua me shqelm në kokë nga një tifoz gjilanas, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri i suksesshëm kërkon që huliganët të qëndrojnë jashtë sportit dhe se ata duhet të luftohen.
Kuka e ka bërë një postim teksa ishte duke e përcjellë një ndeshje të të rinjve në Pejë. /Gazeta Express/