“Megi Pojani është një nga vajzat më të dashura të showbizit shqiptar dhe ekranit”
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Gentian Ndoj, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë mbi vendimin për t’u larguar nga programi i dashurisë, çfarë do t’i mungojë më shumë, si dhe çfarë po kërkon ai tashmë nga një lidhje e re dashurie.
Gentiani ka treguar se çfarë i ka thënë moderatores së emisionit, Megi Pojani, kur e takoi për herë të fundit në program.
Gjithashtu ai shtoi se Megi ua ka bërë më të lehtë “Për’puthen”, por ndonjëherë edhe ‘ferr’.

Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Megi Pojani është një nga vajzat më të dashura të showbizit shqiptar dhe ekranit. E përmendin reperat shumë shpesh në tekste të ndryshme këngësh. Ju kishit fatin të ishit çdo ditë me të në “Përputhen”. A do të të mungojë Megi tani?
Genti: Nuk ia ke idenë sa shumë!
Ronaldo: Çfarë i the Megit kur u takove me të për herë të fundit në program?
Genti: “Të dua! Do më marrë malli!”
Ronaldo: Vërtet? I the “të dua”?
Genti: E kuptoi me shikim.
Ronaldo: Çfarë tha ajo?
Genti: “Të dua edhe unë!” E ndjeva dhe unë atë.
Ronaldo: Jua bënte më të lehtë “Përputhen” Megi?
Genti: Edhe më të lehtë, edhe ferr disa herë. Sidomos kur të kapte në disa situata, nuk të falte Megi.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...