Edhe Genta nuk ia lënë “rastësisë” – tregon se binjakët e saj dinë të këndojnë - Gazeta Express
string(74) "edhe-genta-nuk-ia-lene-rastesise-tregon-se-binjaket-e-saj-dine-te-kendojne"

Yjet

Gazeta Express

28/06/2024 22:05

Edhe Genta nuk ia lënë “rastësisë” – tregon se binjakët e saj dinë të këndojnë

Yjet

Gazeta Express

28/06/2024 22:05

Këngëtarja Genta Ismajli, e cila pas lindjes së dy binjakëve vitin e kaluar ka pauzuar pak nga muzika, ka treguar me anë të një InstaStory që binjakët e saj janë duke shkuar gjurmëve të nënës

Këngëtarja, e cila është martuar me biznesmenin turk Husen Usta – një biznesmen që jeton mes Turqisë dhe Zvicrës – vende këto ku ai ka bizneset e tij.

Lexo Edhe:

Sot në një video të postuar në rrjetet sociale Genta ka treguar se dy binjakët e saj janë të dhënë më shumë drejt muzikës dhe ata janë parë duke kënduar këngë për fëmijë në ulëset e pasme të makinës.

Nuk është hera e parë që këngëtarët e Kosovës i shtynë fëmijët e tyre drejt muzikës.

Më parë kjo kishte ndodhur me Sabri Fejzullahun që kishte shtyrë në muzikë Ermal Fejzullahun – tani këngëtar i njohur në Kosovë, dhe Bulza Fejzullahun – vajzën e tij të vogël – e cila si duket ka zgjedhur që moti të mos merret me muzikë por t’i dedikohet jetës bashkëshortore dhe burrit të saj.

Ditë më parë, Gjiko lansoi duetin e tij më Zërin kurse tani, ku i dihet, së shpejti edhe Genta mund ta sjellë ndonjë këngë në duet me binjakët e saj. /GazetaExpress/