string(64) "edhe-nje-vip-del-kunder-zhaklines-dhe-thenieve-te-saj-ne-beograd"

Edhe një VIP del kundër Zhaklinës dhe thënieve të saj në Beograd

Yjet

Gazeta Express

16/05/2023 0:25

Postimi i Zhaklina Lekatarit ku ka shkruar se ndihet e sigurtë në Serbi ku nuk ka shqiptarë ka shkaktuar mjaft reagime.

Pas Nita Latifit e cila e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës, ka reaguar edhe Fjoralba Ponari.

Lexo Edhe:

Ponari ka postuar dy statuse në Twitter duke kujtuar gjenocidin serb në Kosovë.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.