Trajneri i klubit të basketbollit Istogu, Fikret Shatri ka ndarë me publikun pamje të dhimbshme të palestrës.
Edhe pse u renovua, palestra në Istog nuk i plotëson kushtet minimale për të zhvilluar aktivitetet.
Nq një video të publikuar, Shatri tregon se si po pikon ujë nga çatia.
Kujtojmë se Istogu nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje si vendas këtë edicion, teksa stërvitjet i zhvillojnë në këtë palestër.