Xherdan Shaqiri, ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, ka reaguar pas vërshimeve të fundit që goditën disa qytete të vendit, duke shprehur solidaritet me popullin e prekur.
Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa mobilizimi për ndihmë ishte i menjëhershëm nga institucionet, qytetarët dhe bizneset.
Solidariteti u shfaq edhe nga figura të njohura të sportit, ku fillimisht Granit Xhaka publikoi mesazhin “Lutuni për Kosovën”, e më pas të njëjtin reagim e pati edhe Shaqiri.

Ylli i Baselit, me prejardhje nga Gjilani, u shpreh pranë bashkëvendësve të tij, ndërsa ndër qytetet më të prekura nga vërshimet janë Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /GazetaExpress