Edhe Zvicra po fiton ndaj Suedisë, s’i konvenon Kosovës - Gazeta Express
string(54) "edhe-zvicra-po7-fiton-ndaj-suedise-si-konvenon-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 21:13

Edhe Zvicra po fiton ndaj Suedisë, s’i konvenon Kosovës

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 21:13

Kombëtarja e Kosovës po fiton ndaj Sllovenisë si mysafire, me shifrat prej 1-0.

Golin për “Dardanët” e shënoi Fisnik Asllani në minutën e shtatë.

Megjithatë, edhe Zvicra në anën tjetër po fiton, me të njëjtin rezultat.

Është Breel Embolo që ka shënuar për 1-0, në minutën e 12-të ndaj Suedisë.

Me këto rezultate, Kosova mbetet në pozitën e dytë në Grupin B, teksa Zvicra e para. Kosova ka dhjetë pikë momentalisht, Zvicra i ka 13-të.

Nëse mbyllen kështu ndeshjet, Kosovës i duhet të fitojë me mbi katër gola epërsi, për të siguruar vendin e parë në tabelën e grupit.

Nëse Zvicra lëshon pikë e Kosova fiton, në Prishtinë do të kemi një “mini-finale” për kualifikim në Botëror direkt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement