string(44) "edi-rama-mbledh-kryesine-fokusi-tek-diaspora"

Edi Rama mbledh kryesinë: Fokusi tek diaspora

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2025 16:02

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë  ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në Pallatin e Brigadave.

Në takimin që pritet të zgjasë edhe ditën e nesërme fokusi është në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, votën e diasporës dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Lexo Edhe:

Takimi konsiderohet informal, pa praninë e mediave dhe fokusi do të jetë tek puna që është bërë deri më tani sa secila prej strukturave dhe zgjedhjet parlamentare.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.