string(99) "edicioni-2025-2026-vjen-me-risi-ndertohet-qendra-e-perhershme-e-dedikuar-e-sistemit-var-ne-shqiperi"

Edicioni 2025/2026 vjen me risi, ndërtohet qendra e përhershme e dedikuar e sistemit VAR në Shqipëri

Futboll

Gazeta Express

25/04/2025 13:56

Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Federata Shqipare e Futbollit ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrazhit shqiptar, duke e sjellë atë në një linjë me praktikat më të mira europiane.

Lexo Edhe:

Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje njëkohësisht nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme që janë përdorur deri më tani. Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të shërbëjë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.