string(86) "armand-duka-ne-favorit-gabuam-ne-publikimin-e-videos-se-flamurit-te-kosoves-ne-beograd"

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 21:36

Armand Duka në “Favorit”: Gabuam në publikimin e videos së flamurit të Kosovës në Beograd

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 21:36

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favorit” – që transmetohet në T7 – ku ka prekur shumë tema.

Ndër to ka qenë edhe ngjarja e ndodhur së fundmi në Beograd, në Kongresin e 49-të të UEFA-s, ku ka shpalosur disa detaje.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se kanë gabuar në postimin e videos së kryetarit të FFK-së afër flamurit të Kosovës në hollin e hotelit në Beograd, ku po mbahej Kongresi.

“Çdo gjë ka qenë normale dhe kur kemi hyrë në hollin e Kongresit një natë para ku bëhet një pritje zyrtare kanë qenë të gjithë flamujt e gjithë vendeve pjesëmarrëse, përfshirë edhe flamurin e Kosovës. Në atë moment, kur ne kemi qenë bashkë, delegacioni shqiptar dhe i Federatës së Kosovës, kryesuar nga Agim Ademi, në fakt kemi bërë një video të të gjithë flamujve shqiptarë e kosovarë dhe është publikuar nga ne. Pastaj çdo gjë ka qenë normale, një darkë zyrtare dhe të nesërmen në Kongres përsëri ka qenë normale ku flamujt dhe gjithë simbolet e të gjithë shteteve kanë qenë në tavolinat e pjesëmarrësve në Kongres. Pastaj menaxhimi nga ana jonë i asaj situate mbase nuk ka qenë në të vërtetë, të themi në mënyrë strategjike më i miri, sepse ne e publikuam atë video. E publikuam atë video jo për të provokuar njeri në Serbi, jo për t’u treguar triumfatorë, por për të sjellësi një shembull zhvillimi që de fakto, sepse askush mos të mendojë që flamujt e vendeve atje vendosen pa miratimin e autoriteteve serbe”, tha Duka për “Favorit”.

Presidenti i FSHF-së thotë se kjo ishte një hap pozitiv për Kosovën.

“Kjo ishte një hap pozitiv, që defakto autoritetet serbe pranojnë flamurin e Kosovës në territorin e tyre dhe në një aktivitet zyrtar ndërkombëtar”, shtoi Duka.

Tutje, ai ka folur edhe për djegien e flamurit të Kosovës, pas publikimit të videos.

“Pastaj, pasi ne kemi publikuar videon, ka pasë një lloj acarimi nga qarqe që ne nuk i kemi parë fare se kemi qenë brenda në hotel apo në sallën e Kongresit, por kam parë në video të nesërmen që grupe kanë djegur flamurin e Kosovës, nuk e di nëse ka qenë në afërsi të hotelit, apo grupe le të themi ekstremistësh, jo më shumë se 4-5 vetë, me çka kam parë unë në video kanë djegur flamurin e Kosovës në afërsi të hotelit apo diku tjetër nuk e di”, përfundoi Duka./GazetaExpress/