string(48) "edon-zhegrova-i-del-ne-perkrahje-belgin-jasharit"

Edon Zhegrova i del në përkrahje Belgin Jasharit

Futboll

Gazeta Express

27/04/2025 19:20

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova i ka dalë në përkrahje futbollistit të ri, Belgin Jasharit, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi fizik dhe racist në fushën e futbollit.

Zhegrova ia dhuroi një palë patika me nënshkrimin e tij dhe u shpreh se Belgini e ka përkrahjen e tij dhe të gjithëve.

Lexo Edhe:

“Përshëndetje Belgin, këto patike janë për ty me të tregu që të përkrahi unë, kombëtarja dhe i gjithë futbolli i Kosovës kështu që ti vazhdo me punu dhe me ndjek ëndrrën tënde edhe me i realizu ato”, tha Zhegrova për Klan Kosova