Edon Zhegrova me porosi për Vedatin: Dua të shoh në finale dhe fitues, pastaj festojmë bashkë - Gazeta Express
string(91) "edon-zhegrova-me-porosi-per-vedatin-dua-te-shoh-ne-finale-dhe-fitues-pastaj-festojme-bashke"

TV/Film

Gazeta Express

10/02/2023 22:45

Edon Zhegrova me porosi për Vedatin: Dua të shoh në finale dhe fitues, pastaj festojmë bashkë

TV/Film

Gazeta Express

10/02/2023 22:45

“Vëllai i Madh” ka nisur t’i shpalosë befasitë e përgatitura për konkurrentët e formatit televiziv më të ndjekur në vend dhe më gjerë – Big Brother VIP Kosova.

Një prej tyre ishte e rezervuar për Vedatin, i cili i ftuar në dhomën e rrëfimeve, ka ndjekur një video mesazh shumë të veçantë.

Ishte pikërisht futbollisti kosovar me famë internacionale, Edon Zhegrova protagonist i kësaj porosie.

“Ndeshjen e kaluar gola ka qenë për ty. Ti më ke përkrahur tërë jetën dhe do të të përkrah gjithmonë. Dua të shoh në finale dhe fitues, pastaj festojmë bashkë”, ka thënë Zhegrova për Vedatin pos tjerash.

Edon Zhegrova aktualisht është lojtar i klubit të futbollit francez, “Lille”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement