string(76) "egli-dhe-gjesti-hoqen-unazen-e-dasmes-por-banorja-sot-beri-nje-veprim-tjeter"

Egli dhe Gjesti hoqën unazën e dasmës, por banorja sot bëri një veprim tjetër…

TV/Film

Gazeta Express

16/04/2025 20:15

Një ditë më parë, Egli vendosi që të hiqte unazën e dasmës. Shkak u bë një debat që ajo pati me Gjestin, pasi ky i fundit e kishte hequr unazën e tij menjëherë.

Finalistes nuk i ka pëlqyer aspak ky detaj dhe si pasojë e hoqi dhe ajo. Por ditën e sotme ajo bëri një veprim tjetër me unazën. Egli e mori atë dhe e vendosi te varësja që e mban thuajse gjithmonë në qafë.

Lexo Edhe:

Teksa po i këndonte Rozanës një këngë që e ka shkruar vetë, ajo shihet duke vendosur unazën në varëse.

“Të zgjodha ty para vetes sime. E di nuk dua të bëj më gabime, por kur nata të bëhet e vështirë, praprë zemra ime do të lutet të jesh mirë. E pashpirtë me ty a me veten, koha do të tregojë të vërtetën”, thuhet në tekstin që Egli ka shkruar.

Rozana e pëlqeu shumë këngën dhe i tha që t’a këndonte edhe njëherë pasi do e marrin që t’a nxjerrin para se t’a bëjë ajo.

“E kam shkruar duke qarë”, i tregoi Egli banores.