string(54) "egli-doli-nga-bbv-4-banoret-kane-sot-nje-mesazh-per-te"

Rozë

Gazeta Express

07/03/2025 22:32

Egli doli nga BBV 4, banorët kanë sot një mesazh për të

Rozë

Gazeta Express

07/03/2025 22:32

Mbrëmjen e djeshme Egli Tako u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, për arsye shëndetësore.

Menjëherë sapo u mor vesh për lënien e garës në mes, si banorët por edhe publiku apo personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar për këtë vendim të saj.

Lexo Edhe:

Disa prej banorëve i janë kthyer Gjestit duke i thënë se është faji i tij që Egli u bë keq dhe la shtëpinë.

Nga ana tjetër, Danja ka shpërthyer pasi ditët e fundit i ka qendruar shumë pranë ish-banores.

Ndërkohë ditën e sotme, teksa në sfond ishte kënga e saj me Kelly-n, banorët e kanë përshëndetur.

“Faleminderit Vëllai i Madh! Egli të duam shumë. U çfarë emocioni”, tha Kelly.

Ndërkohë banorët e tjerë duartrokitën pasi përfundoi kënga dhe njëzëri thanë:

“Bravo Egli, bravo Kelly”.