Pas largimit të Eglit, nga “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni ka shprehur mbështetjen e saj me një postim emocionues në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, Sara i ka bërë thirrje Eglit të mos lexojë komentet negative dhe i ka shprehur mbështetje të plotë.
“Tani që dole, mos lexo asnjë koment! Nuk je asgjë nga ato që thonë. Të pres me krahët hapur për disa fjalë zemre nga eksperienca, kurdo që ti të bëhesh më mirë!” – ka shkruar Sara, duke inkurajuar Eglin dhe ofruar mbështetje pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP.