Ekipi i Ferrarit futet në vetëizolim, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(59) "ekipi-i-ferrarit-futet-ne-veteizolim-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

17/03/2020 20:58

Ekipi i Ferrarit futet në vetëizolim, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

17/03/2020 20:58

Ekipi i Ferrarit në Formula 1 është futur i tëri në vetëizolim menjëherë pas kthimit nga gara e Grand Prix në Australi. Disa prej anëtarëve të ekipit janë izoluar në hotele të paguara nga kompania.

Ky vendim është marrë si masë parandaluese, edhe pse asnjë anëtar i ekipit nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ka thënë Ferrari, transmeton Gazeta Express.

Ferrari ua mundësoi izolimin në hotel anëtarëve të cilët nuk kishin mundur të ktheheshin në shtëpitë e veta për shkak të problemeve personale.  

Kjo nënkupton anëtarëve të cilët kanë pjesëtarë të moshuar në familje, apo fëmijë apo gra shtatzëna.

Pjesëtarët e ekipit të Ferrarit që kishin udhëtuar për Melbourne do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë nga momenti që u larguan nga Albert Park.

Kjo kompani ka vendosur ta ndalë prodhimin e makinave të rrugës dhe për Forluma 1 në fabrikat e veta në Modena dhe Maranello për shkak të shpërndarjes së pakontrollueshme të kësaj sëmundjeje në Itali. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement