Ekipi kombëtar i Gjermanisë dhuron 2.5 milionë euro për luftimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(80) "ekipi-kombetar-i-gjermanise-dhuron-2-5-milione-euro-per-luftimin-e-koronavirusit"

Gazeta Express

18/03/2020 22:32

Ekipi kombëtar i Gjermanisë dhuron 2.5 milionë euro për luftimin e koronavirusit

Gazeta Express

18/03/2020 22:32

Ekipi kombëtar i Gjermanisë e ka nisur një fushatë për grumbullimin e të hollave për luftimin e pandemisë koronavirus, duke i dhuruar 2.5 milionë euro për kauza shoqërore.

Gjermania është në mesin e ekipeve favorite për ta fituar Kampionatin Evropian, i cili është shtyrë për vitin 2021 pikërisht si pasojë e shpërthimit të kësaj sëmundjeje ngjitëse, transmeton Gazeta Express.

Kombëtarja gjermane tani iu ka bërë thirrje tifozëve ta japin kontributin e vet në këtë fond: wirhelfen.eu.

Duke folur në Instagram, kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer tha: “Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin në kohëra të tilla”.

Një numër i bashkëlojtarëve të Neuer kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për grumbullimin e të hollave në iniciativën e tyre.

Mbi 217 mijë persona janë infektuar me koronavirus në gjithë botën deri më tani, ndërsa 8.919 kanë vdekur. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement