Kontinenti i Vjetër ka 107 liga në të gjithë divizionin e parë dhe të dytë të regjistruara në UEFA midis 55 vendeve anëtare të saj.
Nga të gjitha skuadrat në ato 107 liga, është një që është deri tani më e dobëta.
Është Yeni Malatyaspor, nga divizioni i dytë i Turqisë.
Ata kanë 36 humbje në 36 ndeshje, derisa kanë shënuar vetëm 13 gola dhe kanë pranuar 138 sosh. Ata po ashtu kanë -21 pikë në ligë.
Por ka një arsye prapa kësaj:
Klubi turk u prek thellë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë në vitin 2023. Tragjikisht, portieri i tyre u gjet mes gërmadhave.
Për shkak të kësaj, ata nuk morën pjesë për një kohë pasi punuan për të rindërtuar klubin. Federata turke rezervoi një vend për ta në divizionin e dytë, në mënyrë që të riktheheshin në garë. Pas muajsh pa aktivitet, Yeni Malatyaspor më në fund u kthye – por, siç pritej, rezultatet kanë qenë katastrofale.
Dhe përkeqësohet: për shkak të paqëndrueshmërisë institucionale, FIFA zbriti 21 pikë edhe prej tyre.
Një fund vërtet i trishtueshëm për një skuadër që vetëm pesë vjet më parë luante në Europa League.