Menaxheri Serxho Mezi ka zbuluar se Napoli është klubi më i interesuar për transferimin e Edon Zhegrovës, ndërsa ka mohuar spekulimet që e lidhin lojtarin me Juventusin dhe Milanin, teksa e konfirmoi se interesim ka pasur edhe nga Barcelona.
“Unë kam shumë kohë që jam ndërmjetësues dhe tashmë jam bërë ndërmjetësues i klubit të Napolit. Ky interesim ka nisur qysh në merkaton e verës së ardhshme, por transferimi nuk u realizua. Në nëntor pati një tjetër takim për lojtarin, por sërish nuk u arrit marrëveshja,” deklaroi Mezi në emisionin Favorit
Ai theksoi se performancat e shkëlqyera të Zhegrovës kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. “Duke pasur parasysh paraqitjet e tij të mira, edhe çështja ekonomike u rrit. Napoli mbetet klubi i vetëm në Itali që ka shfaqur interes të konkretizuar për të, sipas njohurive të mia. Deklaratat që e lidhin me Juventusin apo Milanin nuk e di nga kanë ardhur.”
“Për Barcelonën? Ka interesa jo vetëm edhe nga Barcelona, por edhe ekipe tjera”, tha Serxhio Mezi.