string(90) "ekspertet-e-shendetit-mendor-sugjerojne-largimin-e-kalorive-nga-menyte-e-juaja-te-ushqimit"

Ekspertët e shëndetit mendor sugjerojnë largimin e kalorive nga menytë e juaja të ushqimit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

29/01/2025 21:42

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se etiketat e kalorive në menytë e restoranteve janë ‘shqetësuese’ për njerëzit me çrregullime të të ngrënit.

Në rishikimin e parë të këtij lloji, studiuesit e King’s College London zbuluan se informacioni mbi kaloritë nxiste mendime problematike te personat e prekur, ndërsa disa i shmangnin restorantet plotësisht.

Këto gjetje vijnë vetëm disa javë pasi një analizë e Cochrane zbuloi se ky mekanizëm kundër obezitetit reduktonte marrjen e kalorive me ekuivalentin e vetëm dy bajameve, duke sugjeruar se mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi.

Kritikët thanë se kjo është një tjetër provë që “nuk ndihmon askënd” dhe mund të përkeqëson ndjenjat e ankthit dhe stresit te njerëzit vulnerabël.

Çfarë tregoi studimi?

Studiuesit analizuan 16 studime me mbi 8,000 pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanada dhe Arabia Saudite, vende që kanë sisteme të ngjashme të etiketimit të kalorive.

Ata zbuluan se për popullsinë e gjerë, etiketat kishin pak ndikim, por ata me çrregullime të të ngrënit ndryshonin sjelljen kur përballeshin me meny me kalori.

Disa zgjidhnin ushqime me më pak kalori, ndërsa të tjerë thanë se këto etiketa përforconin besimet e tyre lidhur me çrregullimet e të ngrënit.

Autorët shkruan:

“Ndryshimet në sjellje dhe ndikimi në patologjinë e të ngrënit nuk vërehen në popullsinë e përgjithshme, por janë specifike për ata me çrregullime të të ngrënit.”

Rishikimi gjeti prova që ekziston një “shqetësim i justifikuar për ndikimet negative”, veçanërisht për ata me çrregullime kufizuese të të ngrënit.

Megjithatë, pak studime janë fokusuar specifikisht tek individët me çrregullime të të ngrënit dhe ndikimet më të gjera në shëndetin mendor nuk janë studiuar ende mjaftueshëm, sipas të dhënave të publikuara në BMJ Public Health.

Ekspertët kërkojnë rishikim të politikave

Dr. Tom Jewell, lektor i shëndetit mendor në King’s College London, tha:

“Studimi ynë thekson se njerëzit me përvojë në çrregullimet e të ngrënit ndihen të përjashtuar nga diskutimi rreth etiketimit të kalorive.”

“Gjetja e një ekuilibri mes ndikimeve pozitive dhe atyre të dëmshme të etiketimeve të kalorive në meny është thelbësore në politikat e shëndetit publik.”

“Politikëbërësit duhet të marrin parasysh ndikimin si tek obeziteti ashtu edhe tek çrregullimet e të ngrënit kur marrin vendime për etiketimin ushqimor.”

Masa për etiketimin e kalorive u vendos nga qeveria në vitin 2022 për restorantet, take-away-t dhe kafenetë me më shumë se 250 punonjës.

Çfarë thonë organizatat e shëndetit mendor?

Tom Quinn, nga organizata për çrregullimet e të ngrënit Beat, tha se të ngrënit jashtë është një pjesë e rëndësishme e shërimit dhe se kaloritë në menu mund të zgjasin sëmundjen tek të prekurit.

“Ky studim shton provat se etiketimi i kalorive në menu nuk ndihmon askënd”, tha ai.

“Njerëzit me çrregullime të të ngrënit dëmtohen, ndërsa për popullsinë e përgjithshme përfitimet janë kaq të vogla saqë nuk mund të justifikohet si një politikë efektive shëndetësore.”

“Për ata me çrregullime të të ngrënit, etiketimi i kalorive mund të përkeqësojë ankthin dhe stresin, si dhe të çojë në sjellje të dëmshme si ushqyerja e tepruar, ushtrimi i tepërt ose kufizimi ekstrem i ushqimit.” /GazetaExpress/