string(121) "ekstremiste-e-radikale-kryetari-i-kacanikut-per-arrestimet-e-7-personave-ne-lidhje-me-vrasjen-e-policit-sperjashtoj-asgje"

“Ekstremistë e radikalë”, Kryetari i Kaçanikut për arrestimet e 7 personave në lidhje me vrasjen e policit: S’përjashtoj asgjë

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 23:50

Për të diskutuar lidhur me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në “Edicionin Special” foli kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Personat e arrestuar dyshohet që i përkasin një grupi që ishin të frymëzuar me motive ekstremiste fetare.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të mohoj që mos të ketë individ të caktuar me ide radikale islamiste, por më tani si grupe të organizuara nuk kemi pasur ndonjë informacion. Por nuk përjashtohet asnjë mundësi, por në ditët në vijim do të kemi takime por edhe me qytetarët kërkojmë bashkëpunim”, tha Ilazi.

“Unë shpresoj dhe besoj që këta kanë qenë të intervistuar, fatkeqësisht prokuroria e shtetit nuk ka dhënë diçka zyrtare”.

Ilazi bëri të ditur se ditët në vijim pritet të mbledhet këshilli komunal dhe do të koordinohen me zyrtarët policorë dhe kryetarin e Bashkësisë Islame.

Vrasja e rreshterit Likaj kishte ndodhur në mesnatën e 1 prillit. / Klankosova.tv