Përballja e fundit El Clasico në Superkupën e Spanjës dhuroi një mbrëmje historike, duke thyer disa rekorde që nuk ishin parë kurrë më parë në shekullin XXI.
Për herë të parë, u shënuan tre gola në kohën shtesë të pjesës së parë (nga minuta e 45-të e lart) në një Klasike në çdo kompeticion, duke e bërë fundin e fraksionit të parë absolutisht spektakolar.
Një nga protagonistët ishte Gonzalo Garsia, i cili në moshën 21 vjeç e 293 ditë u bë spanjolli më i ri që nis titullar në një Klasike ndaj Barcelonës që nga Marko Asensio në vitin 2017.
Debutimi i tij tregoi besimin e madh të stafit teknik dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ai ka për të ardhmen e Real Madridit.
Por ylli absolut i mbrëmjes ishte Rafinja. Sulmuesi brazilian realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar katër gola në këtë edicion të Superkupës së Spanjës.
Ai u bë vetëm lojtari i dytë në histori që arrin këtë shifër, pas Aritz Aduriz, i cili e bëri këtë në vitin 2015 kundër Barcelonës.
Ky “poker” golash e konfirmon Rafinjën si një nga lojtarët më vendimtarë në skenën e madhe, sidomos në ndeshje të presionit maksimal si El Clasico.
Ai jo vetëm që bëri diferencën në rezultat, por edhe shkroi emrin e tij në librat e historisë së turneut, shkruan tch.
Me rekorde të thyera, talente të rinj që shfaqen dhe yje që shkëlqejnë, kjo ndeshje e Superkupës do të mbahet mend gjatë si një nga Klasiket më spektakolare të dekadës.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...