string(55) "elgit-doda-zbulon-se-eshte-duke-punuar-kenge-per-romeon"

Muzike

Gazeta Express

03/06/2024 21:03

Elgit Doda zbulon se është duke punuar këngë për Romeon

Muzike

Gazeta Express

03/06/2024 21:03

Romeo Veshaj është kthyer në “kryefjalë” këtë periudhë.

Ish-banori dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 3”, pas eksperiencës në këtë reality show u “zhduk”.

Lexo Edhe:

Themi këtë pasi nuk mori pjesë në festën dhe post “BBV”, nuk postoi shumë në rrjetet sociale, duke na lënë të mbërthyer në profilin e tij për të zbuluar se çfarë po bën pas daljes nga shtëpia.

Duket se detajet mbi atë se çfarë po punon Romeo na tregojnë miqtë e tij, e pikërisht Elgit Doda i cili sot ka ndarë disa foto nga xhirimet e klipit të ri. Ai ka zbuluar edhe emrin e këngës “Ditë e natë” por ka lënë me pikëpyetje emrin e artistit që po bashkëpunon.

Duke marrë parasysh se është mik me Romeon, se pushimet po i kalojnë bashkë, se kanë bashkëpunuar edhe më herët, të gjithëve na shkon mendja tek ish-banori i “BBV”.

Si për t’i vënë vulën, Romeo i dha “like” postimit.