string(70) "elida-kryeziu-hoti-e-ashper-me-prinderit-qe-ushtrojne-dhune-te-femijet"

Elida Kryeziu-Hoti e ashpër me prindërit që ushtrojnë dhunë te fëmijët

TV/Film

Gazeta Express

29/04/2025 20:31

Elida Kryeziu-Hoti e ashpër me prindërit që ushtrojnë dhunë te fëmijët

E ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, këngëtarja dhe mësimdhënësja Elida Kryeziu- Hoti foli hapur për ndryshimet mes prindërimit të dikurshëm dhe atij të sotëm.

Lexo Edhe:

Ajo ndau përvojat e saj personale si prind, duke theksuar se rritja e fëmijëve nuk ka më nevojë për frikë, por për mirëkuptim dhe komunikim të hapur.

Në një moment të intervistës, Elida u shpreh me tone të forta kundër dhunës në familje, “Ja ka ngre floktë fëmijëve dhe ja ka futë shuplakë”.

Ajo kritikoi prindërit që vazhdojnë të përdorin metoda të dhunshme për të kontrolluar sjelljen e fëmijëve, duke e quajtur këtë qasje të papranueshme dhe të dëmshme. /GazetaExpress/T7/

Për të parë intervistën e plotë të Elidës mbi sfidat e prindërimit, klikoni videon e plotë të emisionit “Canapé”.