Elita, Gjikos: Pse nuk me ndihmon, pse nuk ma bon jetën më të lehtë - Gazeta Express
string(64) "elita-gjikos-pse-nuk-me-ndihmon-pse-nuk-ma-bon-jeten-me-te-lehte"

Yjet

Gazeta Express

13/12/2021 21:55

Elita, Gjikos: Pse nuk me ndihmon, pse nuk ma bon jetën më të lehtë

Yjet

Gazeta Express

13/12/2021 21:55

Elita Rudi e ka bërë publike një pakënaqësi që ka me burrin e saj

Ish prezantuesja e Express Rozë në disa video që ka postuar në Instagram ka shprehur pakënaqësinë e saj me burrin e saj, reperin Gjiko.

“Shumë jam nervoz me burrin tim të dashur, të cilit asnjëherë nuk i kujtohen këto detaje me u kujdes ndonjëherë për gruan e vetë. Qysh më bjen ndërmend mu çdo ditë”, ka thënë Elita në këtë video.

Shkak për këtë është bora që ka rënë këto ditë, e cila ende është e mbushur me borë, sidomos në xhamin e saj të përparshëm.

“Tash me duhet me ndejt mua në kerr, krejt kerri me borë, nuk po muj me vozitë. Thjesht nuk di me u marrë me këto çështje. S’di pse nuk me ndihmon, pse nuk po me ndihmon, pse nuk ma bën jetën më të lehtë”, ka thënë Elita në video.

Ndryshe, Elita gjatë ditës së hënë dhe gjatë vikendit është parë në shëtitje në Gremi bashkë me dy fëmijët e saj që ka me Gjikon, djalin Zërin dhe Botën. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement