Veterania e Victoria Secret, Elsa Hosk ka shfaqur asetet e saj teksa ka pozuar për një fushatë të re reklamash për të brendshme
Elsa Hosk e ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke pozuar në të brendshme të tejdukshme, teksa ka bërë një fushatë të re marketingut.
Modelja e profilit të lartë zgjodhi Instagramin për të treguar këmbët e saj të tonifikuara në tri fotografi të reja.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas! Nuk ka mënyrë më të mirë se sa ta festosh atë duke qenë pjesë e një kampanjë të re bashkë më shumë gra të tjera të mahnitshme!”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/








