string(101) "elvis-naci-jep-lajmin-e-madh-per-familjet-e-dy-kosovareve-qe-vdiqen-nen-rrenohet-e-termetit-ne-durres"

Elvis Naçi jep lajmin e madh për familjet e dy kosovarëve që vdiqën nën rrënojat e tërmetit në Durrës

Gazeta Express

19/12/2019 9:34

Vdekja e dy vëllezërve Abazi, në tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë muajin e kaluar, ka qenë një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tyre, duke lënë pas edhe fëmijë, por për të gjithë vendin.

Megjithatë, njerëzit vullnetmirë janë solidarizuar dhe familja Abazi do të bëhet me tri banesa.

Lexo Edhe:

Këtë e ka bërë të ditur Elvis Naçi, humanisti shqiptar.

“Dy vellezerit Abazi qe nderuan jete nen rrenoja lane pas 6 jetime si dhe prinderit e tyre plot me halle! Se bashku me Shqiptaret do ndertojme 3 banesa per keto familje! Zoti i shperblefte bamiresit!”, ka shkruar humanisti shqiptar, në faqen e tij zyrtare Facebook.