Ëmbëlsira, pizza e torte – ky është ushqimi i Kylie Jenner në karantinë - Gazeta Express
string(68) "embelsira-pizza-e-torte-ky-eshte-ushqimi-i-kylie-jenner-ne-karantine"

Gazeta Express

13/05/2020 20:47

Ëmbëlsira, pizza e torte – ky është ushqimi i Kylie Jenner në karantinë

Gazeta Express

13/05/2020 20:47

Ushqimi ditor i Kylie Jenner në karantinë është zbuluar sot ku ylli nuk ka kursyer. Ajo ushqehet me Waffle, ëmbëlsira, pizza e torte brenda villës së saj 36.5 milionë dollarë

Kim Kardashian është duke qëndruar larg ushqimeve të yndyrshme, Kourtney Kardashian po përdor atë organik duke privilegjuar avokadon kurse Khloe Kardashian po e mban shpirtin me vetëm një lugë gjalpë të bajameve dhe është në një dietë të madhe.

Kylie Jenner duket se është e vetmja anëtare nga klani i familjes Jenner/Kardashian që ha ushqime të yndyrshme plot karbohidrate dhe ëmbëlsira.

Miliarderja 22 vjeçare e ka treguar këtë gjatë vetizolimit në shtëpinë e saj Hilmby Hills me vlerë 36.5 milionë dollarë. Ushqimi i saj i fundit që ajo e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale ishte një pjatë me waffle me sirup mjaltë.

E pas kësaj ajo kishte postuar edhe disa ëmbëlsira të ndryshme dhe pizza. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement