Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sot në Washington, zyrtari i Lartë Brendan Hanrahan është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, shkruan Express.
Ky takim është mbajtur në orën 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale amerikane.
“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e DASH.
Ky takim ka qenë i mbyllur për shtyp.
Ky udhëtim në SHBA i Sorensen vjen pas arritjes së marrëveshjes së fundit më Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt.

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...