Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s.
Atje do ta presë zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila do të zhvillojë takim me Sorensenin.
Takimi do të zhvillohet të hënën, më 31 mars 2025, ka njoftuar NATO.
Që nga marrja e mandatit më 1 shkurt, Sorensen deri më tani ka zhvilluar disa takime me akterë të ndryshëm, ndërsa së fundi realizoi vizitat në Kosovë dhe Serbi ku ka marrë qëndrimet e palëve rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve.
Sorensen në mandat ka posaçërisht vënien në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, një proces që s’ka avancuar shumë që nga dakordimi i marrëveshjes më 2023./Express/