Unitedi e kërkoi dhe e deshi në ‘Old Trafford’, por Can tha ‘jo’, për shkak se e ka veshur fanellën e Liverpoolit në të kaluarën
Emre Can është rikthyer të flasë për atë që ndodhi me të.
U largua si një lojtar me të ardhme nga Liverpoolit, duke kaluar te Juve, por atje nuk e gjeti vetën dhe zgjidhja e vetme ishte largimi.
Borussia Dortmundi nuk hezitoi dhe u mundua me të gjitha forcat për ta marrë, në fund ia arriti qëllimit.
Megjithatë, Can pas disa muajsh, kthehet të flasë për klubet që e kërkuan përveç Dortmund dhe haptazi ka thënë se Manchester United e deshi shumë, por për shkak të Liverpoolit dhe dashurisë për atë klub, vendosi t’i refuzojë ‘Djajtë e Kuq”.
“Gjithmonë e kam dashur Borussia Dortmundin, është klub perfekt për mua”, tha ai për Kicker. “Doja një klub ku mund të jem i rëndësishëm”.
“Nuk qëndrova te Liverpool ose Juventus për shkak të mentalitetit tim. Ju mund të mësoni nga humbja, por të fitosh është më me rëndësi. E urrej të humbas”.
“Kisha tri oferta nga Anglia, njëra ishte nga Manchester United. Nuk e konsiderova për shkak të kaluarës time me Liverpoolin”. “Paratë janë të rëndësishme, por jo gjithçka”, shtoi mes tjerash Can. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...