Emri/ Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 64-vjeçari - Gazeta Express
string(51) "emri-aksident-i-rende-ne-fier-humb-jeten-64-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 19:24

Emri/ Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 64-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 19:24

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku ka humbur jetën 64 vjeçari, Llambi Doko.

64-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë shtetasi ka humbur jetën.

Lexo Edhe:

“Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Llambi Doko”, njofton policia.