string(97) "emri-dy-persona-dhunojne-me-sende-te-forta-nje-qytetar-ne-sarande-shoqerohet-nje-nga-te-dyshuarit"

EMRI/ Dy persona dhunojnë me sende të forta një qytetar në Sarandë, shoqërohet një nga të dyshuarit

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 21:12

Mbrëmjen e sotme dy persona kanë dhunuar me sende të forta një qytetar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë ku Orgito Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

Dyshohet se shkak është një konflikt i mbartur që prej datës 2 janar të këtij viti, ku në fshatin Gjahstë pati një përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personave.Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë. Ai menjëherë është dërguar për ndihmë të parë në urgjencën e Sarandës. Policia ka shoqëruar vetëm një nga të dyshuarit Andrea Nanai dhe po punojnë për të arrestuar tjetrin.