string(92) "endrit-thaci-sot-nuk-e-lejuan-babin-qe-tia-hedhe-gjyshit-mbi-varr-nje-grusht-dhe-te-drenices"

Endrit Thaçi: Sot nuk e lejuan babin që t’ia hedhë gjyshit mbi varr një grusht dhe të Drenicës

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 12:56

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka marrë fjalën në ceremoninë komemorative për vdekjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçit, shkruan Express.

Endrit Thaçi ka përmendur sfidat e shumta që kanë kaluar si familje duke thënë se asnjëherë s’janë dorëzuar.

Lexo Edhe:

Ai ka përmendur edhe takimin e fundit disa orësh në spitalin e Prishtinës mes gjyshit të tij dhe presidentit Thaçi, duke e cilësuar si një prej takimeve më të rëndësishme për Haxhi Thaçin, që thotë se gjithmonë priste se kur po e hapte djali i tij Hashimi derën e spitalit për ta vizituar.

Endrit Thaçi ka përmendur edhe faktin që babai i tij s’është lejuar nga Gjykata Speciale që të vijë në varrimin e babait.

“Fatkeqësisht, sot nuk e lejuan babin që t’ia hedhë gjyshit mbi varr një grusht dhe të Drenicës”, ka thënë Endrit Thaçi/Express/