Eniss Shabani, shpresa e madhe kosovare e Kombëtares së Shqipërisë - Gazeta Express
string(65) "eniss-shabani-shpresa-e-madhe-kosovare-e-kombetares-se-shqiperise"

Eniss Shabani, shpresa e madhe kosovare e Kombëtares së Shqipërisë

Sport

Gazeta Express

13/10/2023 16:46

Eniss Shabani është futbollisti i radhës nga Kosova, që sot do të regjistrojë debutimin te Shqipëria, konkretisht te Kombëtarja U21.

Ai do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e Shqipërisë në udhëtim ndaj Finlandës, që zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Përzgjedhësi Alban Bushi ka vendosur që të luajë nga minuta e parë me Shabanin në qendër të mesfushës.

20-vjeçari është pjesë e ekipit të dytë të Mainzit, teksa ai së shpejti mund edhe t’i bashkohet ekipit të parë.

Në fakt, Shabani sezonin e kaluar kishte bërë debutimin në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë me Mainzin, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit.

Eniss Shabani u vlerësua lartë nga Alban Bushi ditë më parë, në një paraqitje në konferencë për media të përzgjedhësit shqiptar, në prag të ndeshjeve kualifikuese. Pas përballjes me Finlandën sot, Shqipëria U21 do të jetë nikoqire e Malit të Zi, më 17 tetor.

“Mendoj që me lojtarët e rinj që na kanë ardhur, unë dua t’i përshëndes dhe t’i falënderoj si Berishën dhe Shabanin, njëri ka ardhur nga Bayerni dhe tjetri nga Mainzi. Mendoj se do të na shërbejnë shumë dhe do të na ndihmojnë në rrugën tonë”, ishte shprehur Bushi.

Eniss Shabani këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje me ekipin e dytë të Mainzit, teksa ka shënuar tre gola.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Gjermanisë. /Gazeta Express/