Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është “pritur me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë”.
Në një atmosferë elektrizuese, mbështetësit e PDK-së shprehën përkrahjen e tyre për Hoxhajn ndërsa ai falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin dhe angazhimin e tyre.
Pamje nga ky moment të veçantë i ka publikuar vetë Hoxhaj në rrjetin social Facebook, duke ndarë emocionet e fushatës dhe mesazhin e tij për qytetarët.
“Faleminderit Kosovë! ❤️ Nga nesër, bashkë kështu si jemi, Kosovën DUHET ta bëjmë më të mirë! “, ka shkruar Hoxhaj në postimin me fotografi nga kjo ngjarje.
PDK-ja po mbyll fushatën zgjedhore me mobilizim të lartë, duke synuar mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.