Epistula e javës / Hermann Hesse - Gazeta Express
string(22) "epistula-hermann-hesse"

Epistula e javës / Hermann Hesse

Arte

Gazeta Express

05/03/2022 12:00

Hermann Hesse – (1877 – 1962). Nobel për letërsi më 1946, Hesse, u bë i njohur qysh më 1904 me romanin Peter Camenzind, i ndjekur nga vepra të tjera si Demian (1919), Siddharta (1922), Ujku i stepës (1927), etj. Gjithashtu nga Hesse janë botuar tashmë rreth dhjetë vëllime me letërkëmbime

Oskar Loerke-s, Berlin

Lexo Edhe:

Cyrih, 9 mars 1927

I dashur zoti Loerke,

Ju më keni shkruar gjëra aq miqësore dhe të mprehta në lidhje me ‘Ujkun e stepës’. Ju falënderoj shumë-shumë dhe jam i kënaqur edhe me gjykimin Tuaj rreth parathënies, të cilën gjithsesi do ta lë ashtu siç është…

… një çështje që herë pas here më mundon paksa, sado që unë s’e marr gjithaq seriozisht, është anëtarësimi im në Akademi. Përnjëmend do të jepja shumë për të dalë prej saj. Moduli që më është dorëzuar, thua se unë jam najfarë aspiruesi për një post në hekurudhën prusiane, ishte i tmerrshëm dhe njoftimet e takimeve të seksionit që më kanë ardhur deri më sot më janë dukur të gjitha të trishta dhe qesharake.

Kur më qe komunikuar zgjedhja ime, shkoja me mendjen se mund t’i bëja bisht me mirësjellje dhe pa ndonjë skandal, ngaqë ia bëra me dije Akademisë se unë nuk jam me nacionalitet gjerman, por zviceran, pra se nuk mund ta pranoja. Kur ky motivacion nuk u konsiderua valid, pranova vetëm për hir të të jetuarit i qetë dhe që të mos dukem i pasjellshëm…

Po qe se në çfarë do rasti Ju vjen në mendje ndonjë formë e edukuar me të cilën do të mund ta refuzoja, Ju lutem të më njoftoni…

… Adieu, Ju falënderoj nga zemra.

Shënim:

Oskar Loerke (1884-1941) poet, shkrimtar e kritik letrar.

/Marrë nga Hermann Hesse: “Il gioco della vita. Lettere”, Mondadori, 2022

/Gazeta Express