Era, një Barbie e veshur “kuq e zi” - Gazeta Express
string(32) "era-nje-barbie-e-veshur-kuq-e-zi"

Yjet

Gazeta Express

25/06/2024 21:43

Era, një Barbie e veshur “kuq e zi”

Yjet

Gazeta Express

25/06/2024 21:43

Këngëtarja Era Istrefi, e cila gradualisht po mundohet të rikthehet në skenën e showbizit shqiptar, është parë e veshur në mënyrë tepër me stil para ndeshjes së brendshme të Kombëtares Shqiptare.

Era, ka zgjedhur që të postojë një set fotografik me veshje kuq e zi, derisa me dy emotikona, një zemër i uroi fat mbrëmë Shqipërisë në ndeshjen kundër Spanjës.

Ajo kishte të veshur një fund të zi me dizajn interesant – ku ishin të vendosura disa ora të firmave të ndryshme.

View this post on Instagram

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Pavarësisht kësaj, Shqipërisë mbrëmë nuk i priu fati dhe u eliminua nga Euro 2024 – pasi që humbi nga Spanja me rezultat të ngushtë 0-1.

Era, përndryshe ka qenë e lidhur me futbollin disa herë – fillimisht ajo këndoi në himnin e Botërorit Rusia 2018 që u fitua nga Franca, derisa në këtë vit ajo kishte filluar një lidhje me mbrojtësin dhe kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani por që thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement