Erdogan - Macronit: Kontrolloje trurin, mos të ka vdekur - Gazeta Express
string(50) "erdogan-macronit-kontrollo-trurin-mos-te-ka-vdekur"

Gazeta Express

29/11/2019 14:46

Erdogan – Macronit: Kontrolloje trurin, mos të ka vdekur

Gazeta Express

29/11/2019 14:46

Komentet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, rreth NATO-s nuk i kanë pëlqyer fare presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Gazeta Express.

Erdogan ka thënë se cilësimet e Macronit se “Truri i NATO-s ka vdekur”, tregojnë për cektësinë e të menduarit të presidentit francez.

Madje, kreu i shtetit turk ka shkuar edhe më tutje duke i bërë thirrje presidentit të Francës që të “kontrollojë trurin e tij se mbase i ka vdekur”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Deklaratën e Macron për NATO-n nuk e ka pritur mirë as kancelarja gjermane, Angela Merkel, e as drejtues të NATO-s. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement